Sturridge duhet të paguajë 26.000 euro për vjedhjen e qenit të tij

Futboll

Sturridge duhet të paguajë 26.000 euro për vjedhjen e qenit të tij

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:59
Sturridge duhet të paguajë 26.000 euro për vjedhjen e qenit të tij

Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Daniel Sturridge është urdhëruar të paguajë 26 mijë euro për njeriun që gjeti qenin e tij të vjedhur. Bëhet fjalë për Killa Fame dhe arsyeja është një shpërblim që çuditërisht nuk u pagua asnjëherë.

Ngjarjet datojnë dy vite më parë, kur Sturridge njoftoi në Instagramin e tij se ia kishin grabitur shtëpinë verore në Los Angeles.

Ajo që e shqetësonte më shumë futbollistin nuk ishin të mirat materiale, por se hajdutët kishin marrë edhe qenin e tij Lucci.

Shpejt, Sturridge ngarkoi foto, video dhe postime në Twitter, në të cilat lutej për ndihmë, t’ia gjenin kafshën e tij besnike, sepse do të paguante “çdo gjë”. Ish-sulmuesi i Liverpool-it e bëri të qartë se nuk bëhej fjalë për para, i rëndësishëm ishte rikthimi i Lucci dhe se do të kishte një shpërblim për atë që do ta gjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat