Prioritet një mbrojtës holandez

Futboll

Prioritet një mbrojtës holandez

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:10
Prioritet një mbrojtës holandez

Operacioni De Ligt po merret në konsideratë seriozisht nga Barcelona. Janë të sigurt katalanasit e Sport, gazetë historikisht shumë pranë klubi blaugrana, sipas të cilës gjithsesi është e vështirë që ky operacion të konkretizohet që në janar.

Një hipotezë kjo pothuajse e pamundur për shkak të pagës së lartë të mbrojtësit. Diskutimi është ndryshe për në verë, me Juventusin që po mendon shitjen e lojtarit për të investuar më pas për sulmin.

Dhe njëkohësisht çmimi do të ishte shumë më i ulët nga sa parashikohet në klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh.

Një informacion ky që sipas “Sport”, Barcelona e ka marrë nga Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit me të cilin është takuar në Torino, ndërkohë që katalanasit nga ana e tyre po mendojnë një plan për të bërë të mundur afrimin e qendërmbrojtësit holandez.

Largimi i Coutinhos ndërkohë hap mundësinë e një përforcimi klasi dhe De Ligt është që tani në listën e Barcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat