Juventusi kontakton kampionin e Europës

Futboll

Juventusi kontakton kampionin e Europës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:37
Juventusi kontakton kampionin e Europës

Në skadencë kontrate me Napolin, Lorenco Insinje është bërë një emër joshës në merkato. Dhe sipas “Corriere dello Sport”, kapiteni ka pasur kontakte me Interin, Milanin, Lacion, por edhe Juventusin, të gjitha destinacione të mundshme për ta afruar me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Sipas “Il Messaggero”, bardhezinjtë vazhdojnë që të këmbëngulin edhe për Dushan Vlahoviçin, por për sulmuesin e Fiorentinës konkurrenca mbetet shumë e madhe: me Arsenalin, Totenhemin, Sitin dhe Atletikon jashtë kufijve të Italisë.

Nëse nuk mbërrihet te serbi, atëherë Mauro Ikardi mbetet Plani B.

Emri i sulmuesit të PSG-së është lidhur gjithnjë me një rikthim në Itali dhe pikërisht në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat