Inter do të provojë një goditje

Futboll

Inter do të provojë një goditje

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
Inter do të provojë një goditje

Interi i rikthehet pistës Andrea Belotti. Verën e shkuar, sulmuesi italian ishte një opsion për të përforcuar repartin e avancuar të skuadrës zikaltër por më pas Marotta dhe Ausilio vendosën të merrnin Joaquin Correan nga Lazio.

Megjithatë nga zikaltrit verën e ardhshme me shumë mundësi do të largohet Alexis Sanchez dhe Interi ka nevojë për një tjetër sulmues për të kompletuar sulmin.

Pikërisht Belotti është një mundësi e mirë pasi bomberi i përfaqësueses italiane ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në 30 qershor të 2022-it me Torinon dhe do të largohet me parametër zero.

Interi mund ta firmosë zyrtarisht akordin me Belottin që në muajin shkurt pasi në përfundim të merkatos së janarit sulmuesit i jepet e drejta për të nënshkruar me skuadrën që dëshiron edhe pse transferimi në San Siro do të shtyhej për verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat