Ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e KF Shkëndijës

Futboll

Ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e KF Shkëndijës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e KF Shkëndijës

Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e KF Shkëndijës, me shumë gjasa sulmuesin 22-vjeçar nga Gambia, Pa Omar Xhobe, stinorin pranveror do e shohim në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Ai është stërvitur me ekipin tetovar, dhe si duket ka bindur drejtuesit e Shkëndijës për të firmosur kontratë profesionale.

Megjithatë siç mëson “infOSport.mk”, i njëjti 3 vite më parë kishte dështuar ti kalojë provat te FC Shkupi.

Omar Xhobe si një 19-vjeçar i ishte bashkuar FC Shkupit direkt në përgatitjet në Bollu të Turqisë, për të vijuar të njëjtat më pas edhe në Shkup, mirëpo pa arritur që të bind trajnerin e atëhershëm, Umit Karan.

Mbetet të shihet nëse vlerësimi i strategut turk ka qenë i gabuar lidhur me këtë sulmues, apo ndoshta do të dalë i saktë, nëse i njëjti nuk arrinë të bëjë dallimin gjatë ndeshjeve të pranverës me fanellën e Shkëndijës, skuadër kjo që për vendin e parë do të konkurrojë pikërisht me FC Shkupin.

Me siguri se përballja e tretë mes Shkëndijës dhe FC Shkupit do të jetë e veçantë për sulmuesin 22-vjeçar, Pa Omar Xhobe, i cili pritet të jap gjithë atomin pikërisht ndaj skuadrës nga Çairi, në shenjë “hakmarrje” për atë që i kishte ndodhur vite më parë me këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat