Lenglet drejt transferimit në Premier League

Futboll

Lenglet drejt transferimit në Premier League

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 09:00
Clement Lenglet

Clement Lenglet do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë janarit.

Mbrojtësi francez nuk preferohet nga trajneri Xavi Hernandez dhe largimi i tij nga katalunasit duket mëse i sigurt.

Dy skuadrat e njohura angleze, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e tij gjatë janarit.

Te Barcelona janë të gatshme ta shesin lojtarin, por duan të fitojnë rreth 20 milionë euro nga largimi i tij.

Conte e pëlqen shumë mbrojtësin francez dhe dëshiron ta përforcojë repartin defensivë me të.

Ndërkohë edhe drejtuesit e rinj të Newcastles, e shohin francezin si një përforcim të madh për mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat