Çfarë po ndodh me Pedrin e Ansu Fatin?

Futboll

Çfarë po ndodh me Pedrin e Ansu Fatin?

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:33
Çfarë po ndodh me Pedrin e Ansu Fatin?

Pedri pritet të kthehet në fillim të janarit – situatë më e keqe për Ansu Fati

Janë mësuar lajme të reja lidhur me Pedri Gonzalez dhe Ansu Fati.

Dy yjet premtues të skuadrës së Barcelonës, Pedri dhe Ansu Fati janë duke qëndruar larg fushave të blerta, si pasojë e dëmtimeve.

Raportime nga mediat spanjolle bëjnë të ditur se Pedri do të jetë i gatshëm të kthehet në periudhën e hershme të janarit, përcjell lajmi.

Sa i përket sulmuesit Ansu Fati, duhet bërë më shumë kujdes dhe mund të marrë më shumë kohë rikthimi i tij.

Ansu Fati duhet të përcillet se si do të stërvitet gjatë muajit janar, për të parë se kur mund të rikthehet në fushë.

Barcelona është përballur me një numër të madh dëmtimesh kohëve të fundit. Ansu dhe Pedri projektoheshin si liderët e skuadrës për këtë edicion, por të dy pësuan lëndimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat