Mustafa pa fije turpi flet me krenari se si ka luajtur me emër të rremë për Cërvena Zvezdën 

Futboll

Mustafa pa fije turpi flet me krenari se si ka luajtur me emër të rremë për Cërvena Zvezdën 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Mustafa pa fije turpi flet me krenari se si ka luajtur me emër të rremë për Cërvena Zvezdën 

Çudi se jo mahi! Të flasësh me krenari për një klub famëkeq siç është Cërvena Zvezda e Beogradit, kjo është çudi.

E gjithë bota e di se Zvezda ka qenë edhe është klubi më i urryer në Ballkan po ashtu nga ky klub shumë tifozë ishin paramilitarë në luftërat në ish Jugosllavi dhe kanë kryer krime ndaj popullatës civile në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, këto ndodhen në vitet e 90-ta.   

Myftiu Mustafa Jusufspahiç e paska zbuluar ujin e e nxehtë duke treguar me krenari se ka luajtur për Zvezdën, i cili duket se paska harruar se çfarë përjetuan bashkëkombësit e tij (boshnjakët) nga viti 1991-1995. 

Image

Mustafa

Siç shkruan një farë media serbe “Kurir”: “Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç, para se definitivisht të vendoste t'i përkushtohej plotësisht fesë dhe në një farë mënyre ta bënte profesionin e tij në jetë, ishte afër karrierës së futbollit, as më pak e as më shumë në Cërvenë Zvezdë”.

“Jusufspahiç ka zbuluar detaje që deri më tani nuk janë bërë të ditura për publikun dhe ka thënë se ka luajtur edhe për ekipin e seniorëve të Zvezdës.
Megjithatë, ai luajti me një emër të rremë, sepse ishte regjistruar në një klub tjetër në të njëjtën kohë.

"Kam stërvitur futboll si fëmijë. Nuk kishte shkollë të mesme teologjike në Beograd, islame, kështu që vazhdova shkollimin në Sarajevë. Vazhdova të stërvitem në KF Sarajeva, bëmë përparim të mirë, ishim në fund të kampionatit ish jugosllav për juniorë në finale me Zvezdën”, - tha Mustafa Jusufspahiç.

Në atë ndeshje ai u vu re nga agjentët e Zvezdës.

“Cvetkoviqi, sekretari i atëhershëm, më tha mua dhe babait tim Hamdia, se si fëmijë nga Beogradi duhet të vijmë në Zvezdë, të më jep një fanellë...”, tha Mustafa.

Më pas ai ka ndarë dhomën e zhveshjes ndër të tjera me Dragisha Biniqin dhe Dragan Stojkoviqin – Piksi”,shkruan më tej media.
“Në pushimet e radhës u stërvita me Zvezdën, duke menduar se do të isha me brezin tim. Mirëpo, Dragisha Biniq dhe Piksi hyjnë në dhomat e zhveshjes...

Mendova se kam gabuar në dhomën e zhveshjes. Më pas më çuan në Zrenjanin për ndeshjen kundër Proleterit, por nuk më lejuan të luaja zyrtarisht për Zvezdën, sepse isha i regjistruar në klubin e Sarajevës. Pra, për të luajtur, mora një fanellë me mbiemrin Jankoviq. Ne dolëm në fushë, por një pastiçer, që më njihte babanë dhe mua, kur më pa, filloi të bërtiste 'Mustafa, Mustafa'.

Më larguan edhe pse trajneri më tha se luajta mirë në pjesën e parë”, - tha Mustafa Jusufspahiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat