Manchester Utd i fiksuar pas talentit gjerman

Futboll

Manchester Utd i fiksuar pas talentit gjerman

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:49
Manchester Utd i fiksuar pas talentit gjerman

Florian Wirtz është një nga lojtarët gjermanë më të talentuar. 18-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Bayer Leverkusen prej korrikut të vitit të kaluar dhe po zhvillon paraqitje fantastike

Mesfushori ofensiv numëron 8 gola dhe 11 asiste këtë sezon me “Aspirinat” në gjithë kompeticionet, teksa në shtator debutoi me kombëtaren gjermane (4 ndeshje deri tani me Pancerat).

Interesimi për Wirtz është i madh, sidomos nga ana e Manchester United. Klubi anglez po tenton të sigurojë shërbimet e adoleshentit, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Drejtuesit e Leverkusen e kanë të qartë se nuk mund ta mbajnë lojtarin e talentuar për një kohë të gjatë dhe po tentojnë të përfitojnë sa më shumë prej tij.

Klubi gjerman kërkon minimalisht 70 milionë euro për të lënë të lirë Wirtz, i cili pëlqehet shumë nga Ralf Rangnick, trajneri i Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat