Kante ka cilësi të jashtëzakonshme

Futboll

Kante ka cilësi të jashtëzakonshme

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Kante ka cilësi të jashtëzakonshme

Chelsea i ka mbyllur në barazim dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe sot do të kërkojë rikthimin te fitorja në transfertën kundër Aston Villa (18:30). Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel ka rikuperuar Ngolo Kante për duelin ndaj skuadrës së Steven Gerrard.

Mesfushori francez është një nga pikat më të forta të kampionëve të Europës, kohët e fundit ka pasur probleme në gju, por gjermani e ka grumbulluar për sfidën me Aston Villa.

“Kante ka cilësi të jashtëzakonshme që mund të ndihmonin çdo skuadër në botë. Gjendja e tij është e mirë, u binda për ta grumbulluar për ndeshjen kundër Aston Villa.

Ai preferon të luajë disa minuta në vend që të pushojë dhe rikuperohet plotësisht, kështu që ia plotësuam me kënaqësi dëshirën. Kemi marrë leje për ta aktivizuar 20-25 minuta.

Po flasim për një lojtar që bën diferencën, sepse është një lojtar shumë, shumë, shumë i veçantë. E kam thënë 100 herë një gjë të tillë, mund ta përsëris pa probleme edhe 100 herë të tjera”, theksoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat