Arsenali nuk tregon mëshirë për Norwich-in, Xhaka zverdhet

Futboll

Arsenali nuk tregon mëshirë për Norwich-in, Xhaka zverdhet

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:51
Arsenali nuk tregon mëshirë për Norwich-in, Xhaka zverdhet

Arsenali nuk tregon mëshirë ndaj Norwich-it, duke e mposhtur me rezultat 5:0 në stadiumin “Carrow Road” në Norwich.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, u paraqit nga minuta e parë, duke dhënë maksimumin për Arsenalin. 

Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 39-të. 

Golat u shënuan nga Saka (6', 67), Tierney (44'), Lacazette  (84’-nga penalltia) e Smith Rowe  (90+1”).

Arsenali renditet në vend të katërt me 35 pikë e Norwich në fund me 10 sosh pas 19 jave në Premier League. 

Milot Rashica mungon për shkak të një lëndimi, hendikep i madh për Norwich-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat