Skandal me trajnerin e Polonisë

Futboll

Skandal me trajnerin e Polonisë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Skandal me trajnerin e Polonisë

Shpërthen skandali në radhët e përfaqësueses së Polonisë, pasi trajneri i saj, Paulo Sousa ka kërkuar largimin në mënyrë të papritur nga drejtimi i ekipit. Portugezi kishte qenë në epiqendër të kritikave për paraqitjet e skuadrës së tij dhe vetëm fitorja me shumë fat ndaj Shqipërisë, bëri që ai të mbante vendin e punës dhe të siguronte biletën për play-off të Botërorit.

Por Sousa në mënyrë të papritur ka vendosur që të mos drejtojë polakët në ndeshjet e play-off, për t’i braktisur duke menduar një aventurë të re në Brazil. Atij i është ofruar pankina e Flamengos me një kontratë shumëvjeçare e kështu, Sousa ka bërë kërkesë zyrtare që të largohet nga stoli i Polonisë.

Një kërkesë e cila është refuzuar edhe publikisht nga presidenti i federatës, Cezari Kuleza, i cili e ka kritikuar hapur trajnerin e tij. “Sot u informova nga Paulo Sousa se ai dëshironte të mbyllte kontratën me federatën Polake me marrëveshje, për shkak të një oferte nga një klub tjetër. Kjo është një sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe nuk përkon me deklaratat e mëparshme të trajnerit.

Ndaj unë e refuzova me vendosmëri”, theksoi presidenti i federatës duke bërë të qartë se nëse Sousa do të largohej, do të paguante një gjobë të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat