Shtylla e Chelsea e ka vendosur të ardhmen

Futboll

Shtylla e Chelsea e ka vendosur të ardhmen

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Shtylla e Chelsea e ka vendosur të ardhmen

Antonio Rudiger është një nga elementët më të rëndësishëm të mbrojtjes së Chelsea-t por ka vendosur qe nuk do të rinovojë kontratën e tij me Blutë. Raporti skadon verën e ardhshme dhe tashmë lamtumira e tij duket e pashmangshme.

Në garë për gjermanin janë edhe Milani e Juventusi por shanset që Rudiger të rikthehet në Serie A janë pothuajse të papërfillshme sepse duke iu referuar raportimeve të mediave angleze.

Gjermani ka arritur një para-akord me Realin e Madridit dhe sëfundmi bisedimet kanë avancuar shumë. Në përfundim të merkatos së dimrit Rudiger do të hedhë edhe të zezën mbi të bardhë dhe nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e Los Blancos, për të nisur aventurën e tij spanjolle.

Rroga e tij? Diku te 10 mln euro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat