Barcelona bën prioritet nënshkrimin me De Ligt

Futboll

Barcelona bën prioritet nënshkrimin me De Ligt

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 00:22
Matthijs de Ligt

Barcelona është duke konsideruar të kompletojë transferimin e yllit të Juventusit, Matthijs de Ligt gjatë afatit kalimitar të ardhshëm veror.

22-vjeçari raportohet se është i hapur për largimin nga “Bianconerët” me agjentin Mino Raiola që deklaroi se është gati për hapin e radhës.

‘Sport’, raporton se Barcelona është seriozisht e interesuar për transferimin e De Ligt, por duhet të presin deri në verë, ngase marrëveshja për janar është thuajse e pamundur shkaku i pagave të larta.

Lojtari do t’iu kushtojë 120 milionë euro shkaku i klauzolës së lirimit dhe Juventus është gati ta shesë në mënyrë që të transferojnë një sulmues të ri.

Barcelona është duke u përgatitur për planin që do synon ta realizojë në verë, derisa raportohet se largimi i Philippe Coutinhos do i hapte rrugën transferimit të holandezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat