Gjesti brilant i Granit Xhakës për tifozin e Arsenalit, të gjithë pa fjalë

Futboll

Gjesti brilant i Granit Xhakës për tifozin e Arsenalit, të gjithë pa fjalë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Gjesti brilant i Granit Xhakës për tifozin e Arsenalit, të gjithë pa fjalë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, befason një tifoz të zjarrtë të Arsenalit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Një tifoz i përjetshëm i Arsenalit nga Amerika, i cili mësoi se ndeshja e “Topçinjve” kundër Wolves ishte shtyrë vetëm disa minuta para se të hipte ai në aeroplan për në Londër, i është dhënë një mundësi e dytë për të parë heronjtë e tij.
Jack Robinson e do me shpirt Arsenalin.

“Përshëndetje Jack. U ktheva në shtëpi nga ndeshja dhe e pash postimin tënd në Twitter se t’i dhe bashkëshortja jote po udhëtonit nga Amerika për të shikuar ndeshjen tonë kundër Ëolverhamptonit.

E shoh se je zhgënjyer që ndeshja u anulua, pasi ke pritur kohë të gjatë për të na shikuar nga afër. Nëse je ende në Londër më 1 janar, do të doja të ftoja për ndeshjen Arsenal – Manchester City si mysafir i imi për të falënderuar për përkushtimin tënd ndaj Arsenalit. A do të ishte mirë për ty?” – i ka thënë Xhaka tifozit, transmeton “Football London”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat