Qendërmbrojtësi i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirus

Futboll

Qendërmbrojtësi i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirus

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Clement Lenglet

Clement Lenglet ka rezultuar pozitiv për koronavirus në testet e fundit të kryera në skuadrën e Barçës, sipas gazetës ‘Ara’. 

Futbollistët katalonas janë thirrur këtë të martë, më 28 dhjetor, pasi kanë pushuar që prej 21 dhjetorit.

Testet janë kryer në mënyrë parandaluese përpara se të rikthehet në punë për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Mallorca-s.

I vetmi pozitiv me koronavirus doli qendërmbrojtësi francez, Clement Lenglet, i cili do të mungojë në ndeshjen e parë të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat