Xavi ka një mesazh të rëndësishëm për Coutinho

Futboll

Xavi ka një mesazh të rëndësishëm për Coutinho

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 18:25
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez duket se ka marrë një vendim lidhur me Philippe Coutinho.

Trajneri i Barcelonës është i vendosur për ndryshime në skuadër. Flitej se ardhja e tij mund të jetë e mirë për Coutinho, por situata nuk tregon kështu.

‘Sport’ raporton se Xavi ka vendosur që në mënyrë direkte t’ia komunikojë brazilianit se nuk do të ketë shumë minuta për të pas pushimeve.

Barca beson se lojtari do të shkojë në huazim dhe Arsenal do të jetë vendi më i mirë për lojtarin.

Coutinho nuk ka kaluar aspak aventurë të mirë te Barca, duke shkuar një herë në huazim te Bayern. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat