Skuadra turke interesohet për Umtitin

Futboll

Skuadra turke interesohet për Umtitin

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:09
Samuel Umtiti.

Largimi i Samuel Umtitit nga Barcelona është një prioritet absolut i ekipit katalonas. Klubi është i gatshëm të bëjë gjithçka që francezi të largohet. 

Kjo i është komunikuar futbollistit pasi ka disa skuadra të interesuara për të. E fundit është Fenerbahçe, e cila mund të transferojë qendërmbrojtësin nëse ai shet mbrojtësin e tij Szalai në merkaton e janarit. 

Kjo është merkato e fundit që Barcelona do t’i japë mundësinë për të dalë Umtitit.

Tashmë kanë tentuar edhe herët e mëparshme dhe futbollisti ka refuzuar, por klubi e ka shumë të qartë vendimin përfundimtar. 

Umtiti përfundoi duke qëndruar këtë verë pas një takimi me Joan Laporta në të cilin francezi arriti të marrë një shans të fundit. Në atë kohë u tha se nëse futbollisti nuk do të kishte minuta, Umtiti premtoi se do ta kërkonte të ardhmen jashtë Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat