Benfica shkarkon trajnerin!

Futboll

Benfica shkarkon trajnerin!

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Pirlo

Benfica shkarkon trajnerin!

Jorge Jesus nuk është më trajneri i Benficas. Drejtuesit e “Shqiponjave të Lisbonës” kanë shkarkuar nga detyra 67-vjeçarin sipas raportimeve që vijnë nga Portugalia.

Benfika renditet në vend të tretë në kampionat me katër pikë më pak se Porto kryesuese, teksa në Champions League bëri mirë në fazën e grupeve dhe në raundin e 1/8-ve do të përballet me holandezët e Ajax.

Drejtimi i skuadrës do t’i besohet për momentin Nelson Verissimo, trajnerit të ekipit B të Benfikës. Presidenti Rui Costa ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat