Ligamenti e lë në baltë

Futboll

Ligamenti e lë në baltë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:10
Ligamenti e lë në baltë

Ben Chilwell mund ta konsiderojë të mbyllur sezonin 2021-2022 për shkak të dëmtimit në ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen europiane ndaj Juventus, pas një kontrasti me Adrien Rabiot.

Mbrojtësi i cili po kalonte një formë shumë të mirë dhe ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të trajnerit Tomas Tuchel, tashmë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe më pas të nisë fazën e rehabilitimit e cila siç dihet në të tilla dëmtime është gjithnjë e gjatë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në fakt, lojtari i kombëtares angleze provoi të shmangte sallën e operacionit për të tentuar një rikthim më të shpejtë në fushë, por në fund mjekët duke mos parë përmirësim, vendosën se diçka e tillë ishte e pamundur dhe tashmë nuk ka më kthim pas.

Kështu, për muajt e mbetur të sezonit aktual, blutë e Londrës duhet të bëjnë pa shërbimet e 25-vjeçarit, teksa drejtuesit duke njohur situatën e Chilwell atëherë mund të ndërhyjnë edhe në merkato për të plotësuar organikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat