Largohet pas 310 ndeshjeve të zhvilluara

Futboll

Largohet pas 310 ndeshjeve të zhvilluara

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Argjend Gafuri

Futbollisti ikonë i Renovës, Argjend Gafuri largohet nga skuadra pas plot 310 ndeshjeve të zhvilluara.

Gafuri në 310 ndeshje me Renovën ka shënuar 42 gola dhe ka dhuruar 43 asistime.

Ai është shpallur kampion në edicionin 2009/10 dhe ka fituar Kupën në vitin 2012.

Klubi e ka falënderuar Gafurin për kontrobutin e madh që nga viti 2007.

Postimi i plotë i Renovës:

Një nga futbollistetë ikonë të klubit,që ka dhënë kontribut dhe angazhim të madh që nga viti 2007 është Argjend Gafuri, ai për klubin tonë ka zhvilluar:
310 Ndeshje
42 Gola 
43 Asiste
Kampion në sezonin 2009-2010
Fitues i Kupës 2012
Kënaqësi dhe krenari që ishim bashkë gjatë gjith kësaj periudhe.
Të gjithë në familjen Renova, si futbollistët, stafi, trajnerët dhe kryesia do të mbajmë në mendjet tona si futbollist klasi, njeri me kulturë dhe elegancë që do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.
Faleminderit për Gjithçka I joni Argjend Gafuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat