Ferran Torres flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

Futboll

Ferran Torres flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Ferran Torres

Barcelona para pak orëve zyrtarizoi transferimin e Ferran Torres.

Sulmuesi nënshkroi kontratë pesëvjeçare, derisa ka klazuolë lirimi në vlerë 1 miliard euro.

Për herë të parë si lojtar i Barcelonës, ka folur edhe Torres që thotë se do provojë të ndihmojë klubin katalunas.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubi. Dua të vazhdojë të rritem si person dhe futbollist. Jam shumë i emocionuar që jam këtu”.

“Dua të ndihmoj Barcelonën të mbetet një nga skuadrat më të mira në botë, mund të shtojë në ato tre pikë në sulm”.

Tutje, Torres foli edhe për trajnerin Xavi, për të cilin beson se do ta ndihmojë të rritet më shumë si futbollist.

“Karriera ishte e pabesueshme. Tani si trajner, sapo ka nisur, por e di që do më ndihmojë të rritem dhe jam gati që të jem nën komandën e tij”, përfundoi Torres.

Ndërkohë, Torres raportohet se nuk do të jetë gati deri në “El Clasico” që zhvillohet për Superkupën e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat