E çuditshme, vetëm 20 minuta në fushë

Futboll

E çuditshme, vetëm 20 minuta në fushë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:11
E çuditshme, vetëm 20 minuta në fushë

Armando Broja i shkoi shumë pranë golit të fitores me Totenham. Sulmuesi shqiptar praktikoi “artin e zi” për mënyrën sesi i vidhet topi kundërshtarit dhe u gjend para portës së Totenham, por ndërhyrja e Sanchez rezultoi vendimtare për të bllokuar goditjen e sulmuesi shqiptar.

Ky i fundit u aktivizua vetëm në minutën e 71 të takimit, teksa Southampton ishte me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Salisu. Pavarësisht se luajti për vetëm 20 minuta, Broja është vlerësuar me notën 8.5 nga “Hampshire” duke qenë lojtari i dytë më i vlerësuar.

Pavarësisht se duket e çuditshme, e ka një shpjegim.

Pjesa e dytë u zhvillua thuajse me një portë, teksa Southampton po luante me 9 mbrojtës. Disa shpërthime të Brojës ishin të vetmet raste kur ekipi i Hasenhutl doli nga zona e tij për të fituar sadopak qetësi nga sulmet e vazhdueshme të Totenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat