Ronaldo është “mbreti” edhe për vitin 2021

Futboll

Ronaldo është “mbreti” edhe për vitin 2021

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:33
Ronaldo është “mbreti” edhe për vitin 2021

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale. Këtë e konfirmojnë të dhënat të cilat tregojnë se pikërisht portugezi është ai i cili ka pasur më shumë kontakte me ndjekësit e tij të shumtë mes futbollistëve.

CR7 ka pasur gjatë vitit 2021 plot 2,1 miliardë ndërveprime në nivel botëror të postimeve të tij, në të cilat 340 milionë në Facebook, 1,7 miliardë në Instagram dhe 28 milionë në Tëitter. Shifra të cilave as nuk u afrohen futbollistët e tjerë sipas të dhënave të mbledhura nga “Talkëalker”.

Rivali i tij më i madh, Lionel Mesi, është ndalur në vetëm 1,1 miliard ndërveprime, thuajse gjysma e portugezit të ndara mes Facebook (192 milionë) dhe Instagram (972 milionë).

Në vendin e tretë është braziliani Nejmar, i cili ka ”vetëm” 751 milionë ndërveprime gjatë vitit 2021.

Në renditjen e përgjithshme bie në sy se lojtari më interaktiv i Serisë A në rrjete sociale është Paulo Dibala, i cili mban vendin e 9 me 148 milionë ndërveprime, kurse mes italianëve vendi i parë i përket Leonardo Bonuçit, i cili në fakt është i 51-ti në renditjen e përgjithshme me 39 milionë ndërveprime.

Sa u përket trajnerëve, Karlo Ançeloti është në majë të listës me 20 milionë ndërveprime, i ndjekur nga “i papuni” Andrea Pirlo me 10 milionë ndërveprime, ndërsa Antonio Konte është i treti me 7,5 milionë ndërveprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat