Suarez afër largimit nga Atletico

Futboll

Suarez afër largimit nga Atletico

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 10:59
Suarez afër largimit nga Atletico

Suarez i gatshëm të largohet nga Atletico.

Luis Suarez është më afër largimit nga Atletico Madridi, se sa të rinovojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e El Pistoleros me Los Cholchoneros skadon në fund të këtij edicioni dhe sulmuesi e kërkon largimin.

Sipas asaj që raporton gazetari Nicolo Schira, Suarez ka pranuar dy oferta të majme nga liga amerikane, MLS.

Uruguaiani është tashmë i joshur nga ofertat që vijnë nga Amerika dhe me gjasë do të ndryshojë ambient qysh në verën e vitit 2022.

Suarez raportohet po ashtu se ka njoftuar Atletico Madridin se dëshiron të largohet në fund të edicionit.

Në MLS, me gjasë uruguaiani do ta mbyllë edhe karrierën e tij të bujshme, por që nuk përjashtohet edhe ndonjë gjysmë sezoni në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat