Arteta rezulton pozitiv me Covid, humb ndeshjen ndaj Man Cityt

Futboll

Arteta rezulton pozitiv me Covid, humb ndeshjen ndaj Man Cityt

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:06
Arteta rezulton pozitiv me Covid, humb ndeshjen ndaj Man Cityt

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me Covid.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit londinez.

“Mikel Arteta do të humbasë ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në ditën e Vitit të Ri, pasi doli pozitiv me COVID-19.

“Mikel po izolohet në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe i urojmë mirë”, është thënë në komunikatën e klubit londinez.

Kjo është hera e dytë që menaxheri spanjoll infektohet me Covid, pasi ai kishte rezultuar pozitiv edhe në marsin e vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat