Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:02
Ultimatum

Ku do të jetë e ardhmja e Erling Haland? Kjo është pyetja e cila i mundon të gjithë në Dortmund.

Sulmuesi norvegjez është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Gjermania, duke pasur parasysh se nga vera e vitit të ardhshëm çdo skuadër ka mundësinë për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit, nëse paguan klauzolën prej 75 milionë eurosh.

Dortmund i ka ofruar rinovimin me një pagë prej 16 milionë eurosh (dyfishi i asaj që përfiton aktualisht) në sezon dhe tashmë topi është në anën e norvegjezit. Drejtuesit e klubit verdhezi i kanë dhënë një afat deri në muajin shkurt sulmuesit, për të marrë vendim, në mënyrë që nëse ai do të vendosë të provojë një eksperiencë të re, të mendojnë për pasuesin e tij, transmeton SS.

Për Haaland interesimi është i madh, teksa nga Spanja deri në Angli, ekipet që duan shtatlartin janë të shumta, ndërsa klauzola e tij është e përballueshme për pjesën më të madhe të klubeve. Megjithatë në mes është dhe paga e lojtarit, që do të ketë një peshë jo të vogël. Po ashtu edhe transferimi i tij do të ketë një kosto të kripur dhe për menaxherët, çka i privon nga mundësia për të firmosur me Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat