Xhaka: Ky është kapiteni i duhur për Arsenalin

Futboll

Xhaka: Ky është kapiteni i duhur për Arsenalin

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:48
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka mbështetur vendimin e trajnerit Mikel Arteta për t’i dorëzuar Alexandre Lacazettes shiritin e kapitenit.

Pierre-Emerick Aubameyang e filloi sezonin si kapiten i klubit, por së fundmi atij iu hoq ky privilegj pas disa problemeve disiplinore.

Reprezentuesi i Gabonit nuk është ftuar për pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe ka një pasiguri për të ardhmen e tij në klub, përcjellë KosovaPress.

Mes kësaj, Lacazette ka qenë kapiten i skuadrës në këto ndeshje.

Duke folur për “The Athletic”, Xhaka tha se Lacazette është një person shumë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës dhe është i kënaqur për të.

Zvicerani shtoi se 30-vjeçari ka shumë respekt nga lojtarët e tjerë dhe ai është personi i duhur për të udhëhequr ekipin në fazën aktuale.

“Për momentin Laca është kapiteni ynë dhe jam më se i lumtur për të. Ai është një person shumë i rëndësishëm për ne brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë fantasik”, tha Xhaka.

“Ai ka shumë respekt nga lojtarët e tjerë dhe shumë përvojë ndër vite. Unë besoj ne na duhet një lojtar si ai. Është gjithmonë i pari në stërvitje dhe ka shumë disiplinë. Lacazette është një djalë me humor të mirë gjithashtu. Ai është shumë i hapur dhe ju mund të flisni me të kur të doni. Besoj se për momentin ai është personi i duhur për të qenë kapiteni ynë”, tha Xhaka në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat