Nga Spanja janë të bindur

Futboll

Nga Spanja janë të bindur

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:26
De Ligt

Matthijs De Ligt mbetet një objektiv për Barcelonën teksa katalanasit e ndjekin futbollistin prej kohës kur ai ishte pjesë e Ajax. Megjithatë, bardhezinjtë u treguan më të gatshëm për ta transferuar holandezin në Torino verën e vitit 2019 për shumë e 85 milionë eurove.

Por, tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy vite dhe bardhezinjtë nuk janë në ditët e tyre më të mira, blaugranët shpresojnë të bindin 22-vjeçarin për të kaluar në Camp Nou, aq më tepër kur në Spanjë e japin të sigurt se në kontratën e futbollistit me bardhezinjtë gjendet edhe një klauzolë në favor të Barcelonës.

Kështu, sipas Sport, nëse një klub kërkon të transferojë De Ligt atëherë për të prishur kontratën me Juventus duhet të paguajë plot 120 milionë euro, por në rastin e Barcelonës kjo klauzolë do të pësonte ulje në shifrën e 75 milionë eurove.

Ndërkohë, për katalanasit problem mbetet rroga tetë milionë euro plus katër të tjera në formë bonuse që përfiton aktualisht mbrojtësi te Juventus, teksa spanjollët në situatën e tyre financiare e kanë të vështirë t’ia garantojnë një shumë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat