Synim i Millanit

Futboll

Synim i Millanit

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Hakim Ziyech

Gjiganti italian është në kërkim të një futbollisti ofanziv për pjesën e dytë të sezonit. “Rossoneri” e duan mesfushorin e Chelseat në formë huazimi

Milani është në kërkim të një futbollisti ofanziv për pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, “Rossoneri” duket se ia kanë vënë syrin futbollistit të Chelseat, Hakim Ziyech.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.

“Rossoneri” në fakt e duan lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Blues” duket se janë të gatshëm ta lënë 28 vjeçarin të largohet në janar, edhe pse kohëve të fundit ai po shfaq formë solide.

Milani nuk është i qartë nëse dëshiron ta blejë përfundimisht më pas lojtarin.

Kurse, Chelsea insiston që t’ia bëjë Milanit të obligueshme blerjen e kartonit nëse ia jep hua lojtarin fillimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat