Xhaka: Ky është kapiteni i duhur për Arsenalin

Futboll

Xhaka: Ky është kapiteni i duhur për Arsenalin

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:52
Xhaka: Ky është kapiteni i duhur për Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka mbështetur vendimin e trajnerit Mikel Arteta për t’i dorëzuar Alexandre Lacazette shiritin e kapitenit.

Duke folur për “The Athletic”, Xhaka tha se Lacazette është një person shumë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës dhe është i kënaqur për të.

“Për momentin Laca është kapiteni ynë dhe jam më se i lumtur për të. Ai është një person shumë i rëndësishëm për ne brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë fantasik”, tha Xhaka.

“Ai ka shumë respekt nga lojtarët e tjerë dhe shumë përvojë ndër vite. Unë besoj ne na duhet një lojtar si ai.

Është gjithmonë i pari në stërvitje dhe ka shumë disiplinë. Lacazette është një djalë me humor të mirë gjithashtu. Ai është shumë i hapur dhe ju mund të flisni me të kur të doni. Besoj se për momentin ai është personi i duhur për të qenë kapiteni ynë”, tha Xhaka në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat