Shqiptarin e kërkojnë klubet kroate e hungareze

Futboll

Shqiptarin e kërkojnë klubet kroate e hungareze

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Shqiptarin e kërkojnë klubet kroate e hungareze

Shqiptari Klisman Cake, një nga mbrojtësit më të mirë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, vështirë se do ta veshë fanellën e skuadrës së ligës së parë nga Struga në gjysmësezonin e ardhshëm.

Raportohet se  futbollisti ka marrë disa oferta nga klubet e Hungarisë dhe Kroacisë.

Interesant është fakti se për të janë interesuar dy klube nga Maqedonia dhe janë gati t’ia paguajnë dëmshpërblimin Strugës TL, duke qenë se ndërkombëtari nga Shqipëria është ende nën kontratë me ekipin.

Struga Trim Lum duhet të japë fjalën e fundit për transferimin e mundshëm të lojtarit.

Ndryshe, Cake erdhi në Strugë TL në gusht të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat