Lojtari serb tregon si u prit në Besëlidhje, çfarë e ka befasuar te shqiptarët! 

Futboll

Lojtari serb tregon si u prit në Besëlidhje, çfarë e ka befasuar te shqiptarët! 

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:38
Lojtari serb tregon si u prit në Besëlidhje, çfarë e ka befasuar te shqiptarët! 

Historia e pazakontë vjen nga Shqipëria, duke shkatërruar paragjykimet që ekzistojnë prej shekujsh mes serbëve dhe shqiptarëve, shkruan media serbe “Alo”. 

“Futbollisti serb, Milan Gjorgjeviq (35 vjeç), u bë simbol i klubit shqiptar Besëlidhja nga Lezha.

Ish-sulmuesi i BASK, OFK Beogradit, Singjeliq dhe shumë klubeve të tjera serbe theu të gjitha paragjykimet për jetën në Shqipëri.

Nuk ka asnjë pengesë për të, ai nuk ka pasur asnjëherë probleme, aq më tepër, banorët e këtij qyteti (Lezhës), si dhe tifozët e klubit, ngjyrat e të cilit mbronte deri vonë (doli në pension më 1 korrik), thjesht i adhuronte”, shkruan më tej.

“Në janar të vitit 2012 mora oferta nga tre vende të ndryshme. Ato ishin nga Austria, Mali i Zi dhe Shqipëria. 
Në atë kohë, tre lojtarë tanë nga Serbia luanin në Besëlidhje dhe unë vendosa të vij të provoj veten për 6 muaj, të takoj kulturën e futbollit dhe njerëzit këtu dhe pastaj të vendos se çfarë të bëj më pas”,
ka thënë Gjorgjeviq. Sipas tij, e ka befasuar mikpritja dhe kultura shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat