Fenerbahce synon legjendën e Real Madridit

Futboll

Fenerbahce synon legjendën e Real Madridit

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Carlos

Fenerbahce synon legjendën e Real Madridit!

Mbrojtësi i majtë legjendar i Real Madridit, Roberto Carlos është një nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit te Fenerbahçe.

Fenerbahçe nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje me Joachim Löw për të marrë rolin e trajnerit të ekipit të parë dhe sipas mediave lokale në Turqi, skuadra e Süper Lig po peshon dy kandidatë të tjerë për këtë post.

Një prej tyre është Roberto Carlos. Braziliani, i cili aktualisht është duke punuar si ambasador për klubin e tij të vjetër Real Madrid, është kandidati kryesor nëse negociatat me Löw-in dështojnë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat