Anthony Martial shumë afër transferimit në Spanjë

Futboll

Anthony Martial shumë afër transferimit në Spanjë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 08:19
Anthony Martial

Martial mund të luajë i huazuar te Sevilla pjesën tjetër të sezonit 2021/22

Sipas mediave në Spanjë dhe Angli, Anthony Martial, i cili dëshiron të largohet nga Manchester United këtë dimër, pritet të huazohet te Sevilla pa mundësi blerjeje deri në fund të sezonit aktual.

Lojtari francez është prioriteti i Monchit, drejtorit sportiv te klub andaluzian, derisa atë e pëlqen shumë trajneri, Lopetegui.

Huazimi nuk do të vijë me opsion blerjeje në kontratë e cila i skadon në qershor 2024.

Trajneri Ralf Rangnick të dielën e kaluar, pas një diskutimi të gjatë me lojtarin, konfirmoi se është dëshira e Martial për një aventurë të re: “Më shpjegoi se kishte shtatë vite në Man United dhe se e konsideronte se ishte koha që ai  të shkonte diku tjetër”.

Që nga viti 2015, Martial e ka veshur 268 herë fanellën e Manchester United, ka realizuar 79 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat