Kuka së shpejti bëhet me ekip të ri

Futboll

Kuka së shpejti bëhet me ekip të ri

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:54
Kuka së shpejti bëhet me ekip të ri

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Viktor Kuka, do të bëhet se shpejti me skuadër të re.

Kuka, i cili në stinorin e fundit ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, pritet që t'i bashkohet lirisë së Prizrenit.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të "Zeri" pranë klubit prizrenas.

Kuka është futbollistë me karrierë shumë të pasur pasi që ka luajtur në ekipet më të mëdha në Kosovë.

Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri.

Liria ditë më parë është më bërë me trajner të ri teksa drejtimin e këtij ekipi e ka marrë Granit Begolli.

Ky ekip momentalisht garon në Ligën e Parë derisa stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e gjashtë me 19 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri Trepça '89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat