Ja sa mund të fitojë Juventus nga shitja e Matthijs De Ligt

Futboll

Ja sa mund të fitojë Juventus nga shitja e Matthijs De Ligt

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:15
Matthijs de Ligt

Juventus pagoi 85 milionë euro për të transferuar Matthijs de Ligt nga Ajax në vitin 2019, por mund të fitojnë më shumë në rast që vendosin ta shesin në verë, me Barcelonën dhe Chelsean të interesuar,

Holandezi ishte në mesin e garës në vitin 2019, ku “Bianconerët” arritën ta transferojnë para disa top klubeve për një vlerë të lartë prej 85 milionë euro.

Tani, në moshën 22-vjeçare, Transfermarkt e vlerëson De Ligt rreth 65 milionë euro, por klauzola e lirimit qëndron në 125 milionë euro.

Me Barcelonën dhe Chelsean që pritet të bëjnë ofertë në fundin e sezonit, agjenti Mino Raiola ka treguar se lojtari është i hapur për sfidën e re.

Sipas “Clacio e Finanza”, që specializon futbollin në anën financiare, Juventus mund të shesë De Ligt për 34.58 milionë euro në vitin 2022 dhe sërish të mos jetë në humbje.

Kalkulimet tregojnë se nëse Juventus e shet De Ligt për 125 milionë euro, atëherë ata do jenë në fitim prej 90.4 milionë eurove.

Edhe nëse raportimet janë të vërteta që nëse Barcelona e do De Ligt, atëherë do duhet të paguajnë vetëm 75 milionë euro, “Bianconerët” prapë do ishin në fitim prej 40.4 milionë euro.

Ngase De Ligt është ndër futbollistët më të paguar në skuadër me pagë 8 milionë euro për sezon, Juventus gjithashtu do ishte në fitim për edicionin 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat