Sulmohet pas një grabitje në shtëpi

Futboll

Sulmohet pas një grabitje në shtëpi

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:11
Sulmohet pas një grabitje në shtëpi

Zhoao Kanselo është sulmuar gjatë grabitje në shtëpinë e tij. Mbrojtësi i Mançester Sitit ka mbetur i lënduar tek pjesa e vetullës pas sulmit ndaj tij.

Sipas mediave të huaja raportohen se katër persona kanë vjedhur bizhuteritë në banesën e yllit portugez.

Këtë lajm e ka publikuar vetë luzitani me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”:

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kanë arritur të më marrin të gjitha bizhuteritë dhe të më lënë me fytyrën time në këtë gjendje.

Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi. Më e rëndësishmja për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë.”, shkroi Kanselo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat