Venezia pranë transferimit të yllit të Bayernit

Futboll

Venezia pranë transferimit të yllit të Bayernit

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:08
Ilustrim

Skuadra italiane Venezia është shumë afër që të kompletojë transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut Michael Cuisance, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Cuisance do të kompletojë një transferim permanent te Venezia për katër milionë euro plus bonuse.

Tanimë, është vetëm çështje kohe kur do të nënshkruhen të gjitha kontratat dhe të bëhet zyrtare marrëveshja gjatë ditëve të ardhshme.

Krerët e Venezias janë optimistë që e kanë fituar garën për shërbimet e Cuisances para skuadrës së CSKA Moscow.

Që prej transferimit nga Borussia Monchengladbach te Bayern Munichu, Michael Cuicance ka arritur të bëjë vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat