Befason sërish Lukaku

Futboll

Befason sërish Lukaku

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Befason sërish Lukaku

Një sfond kurioz i merkatos, i rrëfyer nga Romelu Lukaku gjatë intervistës së tij për “Sky Sport”. Belgu shpjegoi se si pas sezonit të parë tek Interi mund të rikthehej në Angli, më saktë te Manchester City i Pep Guardiolës:

“Pas vitit të parë me Interin refuzova një ofertë nga Manchester City, më e lartë se ajo që e shijoj sot te Chelsea.

Nuk doja të largohesha, nuk ishte koha. Ishte viti i parë dhe nuk doja të largohesha nga Interi, doja të bëja diçka të mirë, sepse Interi më shpëtoi karrierën në një moment të caktuar, kur nuk shihja dritë në tunel. Isha një investim kolosal për Interin, por bëmë gjëra të mëdha së bashku”.

Kështu, “Big Rom” flet për atë që mund të kishte qenë ëndrra e tij përpara se Chelsea të vendoste ta merrte në gusht: “Në futboll, tri skuadra janë në krye absolutisht: Barcelona, ​​Real Madridi dhe Bayern Munich. Doja të bëja historinë time me Interin dhe pastaj të kaloja në një nga këto tri klube, nëse ekzistonte mundësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat