Xhaka: Po të mos kishte qenë për këtë person, sot nuk do të isha

Futboll

Xhaka: Po të mos kishte qenë për këtë person, sot nuk do të isha

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:21
Xhaka: Po të mos kishte qenë për këtë person, sot nuk do të isha

Dy vite pas asaj fanelle të famshme të hedhur drejt tifozëve, Granit Xhaka rikthehet për të folur për marrëdhënien e tij me Arsenalin, e cila nuk ka qenë kurrë aq e fortë sa tani.

Duke folur për “The Athletic”, Xhaka tha: “Dilemat janë pjesë e jetës. Arrita në pikën ku ishte e qartë se duhej të largohesha nga Arsenali. Më pas diçka ndryshoi me Artetën. Ai është arsyeja pse unë jam sot tek Arsenali.

Ajo që ndodhi dy vite më parë (fanella e hedhur drejt tifozëve) më bëri të rritem dhe mendoj se një ditë mund t’ua tregoj fëmijëve të mi.

Sot nuk mund të them se jemi miqtë më të mirë me tifozët e “Topçinjve”, por jemi afruar më shumë. Ata sigurisht më duan më shumë se dy vite më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat