Ferizaj firmos me Mehmetin 

Futboll

Ferizaj firmos me Mehmetin 

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Ferizaj firmos me Mehmetin 

Ferizaj përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit përkatësisht të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Përforcohen me futbollistin Orges Mehmeti.

Ferizaj është në vend të dytë me 25 pikë në pjesën vjeshtore të Ligës së Parë. 

“FC Ferizaj nënshkruan kontratë profesionale me Orges Mehmetin.

Sot skuadra jonë ka nënshkruar kontratë profesionale me mesfushorin e talentuar, Orges Mehmetin i cili është  pjesë e skuadrës së trajnerit Sherif Topalli tek skuadra e Juniorëve. 

Orges Mehmeti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin tonë, pas paraqitjeve të mira tek Juniorët. Gjithashtu Mehmeti është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U19, e cila drejtohet nga Ramiz Krasniqi. 

Ne i urojmë mirëseardhje Orges Mehmetit në ekipin e seniorëve, duke i uruar shëndet dhe shume suksese me klubin tonë”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat