Ushtaraku Tahir Batatina që e kritikojnë edhe gjinia e kundërt, fitues i Vitit 2021!

Futboll

Ushtaraku Tahir Batatina që e kritikojnë edhe gjinia e kundërt, fitues i Vitit 2021!

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:11
Ushtaraku Tahir Batatina që e kritikojnë edhe gjinia e kundërt, fitues i Vitit 2021!

Tahir Batatina është nga trajnerët e rrallë në Kosovë, edhe kur nuk ka shpresa ai beson në mrekulli.

I tillë është Batatina, bile fare nuk e lodhë kokën.

Shpreson se në vitin 2022 do të ketë paqe me gjininë e kundërt në botën e futbollit! 

Kur disa mendonin se Batatina po shembet, ky për çudi këndellej e rritej me rezultate, madje me Llapin nga Podujeva fituan dy trofe, duke ia mbyllur gojën atyre që dyshonin në aftësitë e tija.  

Një trajner apo një ushtarak, që nuk dorëzohet kurrë.

Me Llapin fitoi Kupën e Kosovës, pastaj edhe Superkupën e Kosovës në futobll, duke u futur në histori të llapjanëve.

Është me stil të veçantë, me ecje ushtarake, me një frizur shpesh herë të ndezur por me suksese që ka arritur në vitin 2021, ka heshtur të gjithë. 

Në vitin 2021, synon edhe titullin e kampionit edhe beson fuqishëm ani se ka rivalët e mëdhenj në garë, Gjilanin, Dritën, Ballkanin e pa e harruar edhe kampionin në fuqi Prishtina. Batatina është fitues i vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat