Simeone ia hap dyert Trippierit

Futboll

Simeone ia hap dyert Trippierit

Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:37
Diego Simeone

Diego Simeone i ka hapur derën që Kieran Trippier të largohet nga Atletico Madrid këtë muaj, duke thënë se “varet se çfarë dëshiron lojtari”.

Burimet i kanë thënë ESPN javën e kaluar se Atletico po priste një ofertë për Trippier nga Newcastle United gjatë dritares së janarit, ndërsa mbrojtësi i Anglisë ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Të shtunën, Sky raportoi se Newcastle kishte paraqitur një ofertë për Trippier.

“Gjithmonë na është dashur të jetojmë me këto situata”, tha Simeone në një konferencë shtypi të shtunën. “Lojtarët shumë të mirë, të rëndësishëm për ekipin kanë pasur gjithmonë shansin të largohen. Pas kësaj, varet se çfarë dëshiron lojtari.”

Ai shtoi: “Ne trajnerët nuk mund të bëjmë shumë përsa i përket vendimeve të lojtarëve. Ne mund t’u themi vetëm se si i shohim ata, sa i rëndësishëm është Trippier për ekipin tonë. Varësisht se çfarë do të ndodhë, ne do të kërkojmë zgjidhje.”

Trippier, 31 vjeç, ka qenë një lojtar kyç për kampionët e La Liga-s të Simeones që nga bashkimi në vitin 2019, por është i hapur për një rikthim në Premier League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat