Guardiola i gëzohet fitores së 11-të radhazi

Futboll

Guardiola i gëzohet fitores së 11-të radhazi

Më: 1 janar 2022 Në ora: 19:13
Guardiola i gëzohet fitores së 11-të radhazi

Në fund të ndeshjes së Emirates Stadium, të cilën Manchester City e fitoi me permbysje ndaj Arsenalit, trajneri i Citizens, Pep Guardiola ka folur për ecurinë e skuadrës. Këto janë deklaratat e tij, të mbledhura nga kanalet zyrtare të klubit:

Të fitosh 11 ndeshje radhazi është fantastike në këtë periudhë, duke parë stolin tonë sot ishin katër djem nga Akademia. Kishim shumë lëndime. Sot ishim të lodhur psiqikisht dhe fizikisht. Ndonjëherë fati kthehet në anën tonë.

Arsenali ka qenë më i mirë, ne jemi përballur me një ekip që ka luftuar për të qëndruar në top katërshe vitin e kaluar, por tani ata janë atje dhe kishin pushuar më shumë se ne që nga ndeshja e fundit.

Kishim dy ditë e gjysmë nga ndeshja me Brentford, u kthyem dhe nuk kishim energji. Kjo është arsyeja pse ne u përpoqëm të vendosnim një mesfushor shtesë në mes.

Ishte e vështirë sepse nuk kishim energji, provuam dhe në gjysmën e dytë një minutë ndryshoi gjithçka: penallti, pritja e Aké dhe kartoni i kuq.
Ndonjëherë fati është në anën tuaj, ndonjëherë jo. Në të njëjtën kohë, ne e dimë se çfarë do të thotë të fitosh këtu në Emirates”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat