Pas deklaratave të Lukakut, Tuchel po mendon suspendimin e belgut nga skuadra

Futboll

Pas deklaratave të Lukakut, Tuchel po mendon suspendimin e belgut nga skuadra

Më: 1 janar 2022 Në ora: 23:57
Romelu Lukaku dhe Tuchel

Romelu Lukaku ka suprizuar shumëkë me deklaratat e tij së fundi.

Belgu kishte dhënë deklarata shumë të forta, duke nisur nga ajo se ai do të kishte qëndruar në Inter sikur t’i ofrohej kontratë të re, për të vazhduar me atë se ai kishte refuzuar Man Cityn një vit pasi u transferua tek Interi, dhe tjetra që mund të jetë më kryesorja se ai nuk është i lumtur tek Chelsea dhe se nuk i përshtatet taktikave të trajnerit Tuchel.

Pas këtyre deklaratave, duket se Tuchel do ta dënojë belgun duke e suspenduar në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit.

‘Telegraph’ raporton se Tuchel po e konsideron pezullimin e Lukakut për ndeshjen e Liverpoolit pas bisedimeve mes tyre.

Disa burime madje kanë frikë se ai mund të mos jetë pjesë e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat