Portieri i Arsenal reagon pas vendimeve të gjyqtarit

Futboll

Portieri i Arsenal reagon pas vendimeve të gjyqtarit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:16
Aaron Ramsdale

Ndeshja mes Arsenal dhe Manchester City ishte shumë e komentuar, si pasojë e disa vendimeve të gjyqtarit.

Një penallti e paakorduar për Martin Odegaard, një penallti e akorduar për Bernardo Silva dhe një karton i kuq për Gabriel – këto ishin momentet kyçe të ndeshjes.

Se gjyqtari gaboi beson edhe Aaron Ramsdale, portieri i skuadrës së Arsenal. Ai është i befasuar me faktin se gjyqtari nuk rishikoi momentin me VAR.

Nuk e di pse gjyqtarit iu tha ta shikojë njërin rast dhe tjetrin jo. Është aty  për një arsye, shkoni dhe shiheni”, ka thënë Ramsdale.

“Është jokonsistencë. I gjithë qëllimi është të ndihmohet loja, në kohë reale nuk dukej sikur pati një xhirim të ngadalësuar”, shtoi portieri.

Arsenal u mposht 1:2 në ndeshjen ndaj Manchester City, pas një goli të minutës së 93’ nga Rodri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat