Dita kur City ngatërroi “messy” për Messi dhe ofroi gabimisht 81 milionë euro

Futboll

Dita kur City ngatërroi “messy” për Messi dhe ofroi gabimisht 81 milionë euro

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:27
Lionel Messi

Ish-administratori i deleguar i Manchester City-t, Gary Cook, ka rrëfyer një histori të jashtëzakonshme për Daily Mail: kur në 2008-ën i ofroi gabimisht 70 milionë sterlina (81 milionë euro më këmbimin aktual) Barcelona-s për Lionel Messi-n.

Cook, te City nga 2008-ta deri në 2011-ën, para se klubi të kalonte në pronësi të Abu Dhabi United Group, ishte përgjegjës për merkaton dhe për mbarëvajtjen e ndërrimit të pronësisë.

Pronarët e rinj ishin të vendosur të përforconin skuadrën e trajnerit Mark Hughes dhe keqkuptimi ka lindur gjatë një telefonate të zhvilluar mes Thaksin Shinawatra, krahut të tij të djathtë, Pairoj Piempongsant, Cook dhe një drejtuesi tjetër, Paul Aldridge.

“Imagjinoni skenën: Paul me theksin e tij londinez që i thotë Pairoj-it: ‘Duhet të më thuash çfarë do bësh, situata po bëhet kaotike’. Pairoj ishte i shtrirë dhe po i bënin një masazh. ‘Po po, një kaos!’. Në anglisht ‘Its getting very messy, very messy’ Diçka humb gjatë përkthimit dhe, ju betohem për kokën e vajzës sime, dëgjoj frazën ‘Duhet të marrim Messi-n'”.

“Unë i bëj ofertën Barcelona-s dhe Premier më merr në telefon për të marrë konfirmim: ‘Ofron 70 milionë për Messi-n? A ke humbur mendjen?’ më thotë Dave Richards, presidenti i Premier League në atë kohë. Në mënyrë të pabesueshme, Barça i kishte thënë se do ta merrte në konsideratë nëse oferta do të ishte e vërtetë…”.

Në fund, City ka qenë i detyruar të ngushëllohej me Robinho-n, i cili e nisi aventurën të Qytetarët me një gafë, duke e quajtur klubin e tij të ri “Chelsea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat