Edhe Bayerni ballafaqohet me probleme

Futboll

Edhe Bayerni ballafaqohet me probleme

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:51
Neuer

Në një shënim zyrtar, Bayern Munich njoftoi pozitivitetin ndaj Covid-19 të katër lojtarëve dhe një asistenti te Nagelsmann.

Lojtarët janë Manuel Neuer, Corentin Tolisso, Kinglsey Coman dhe Omar Richars, ndërsa asistent është Dino Toppmoller.

Situata bëri që Bayern Munich të marrë vendimin për shtyrjen e datës së rifillimit të stërvitjeve me një ditë, e planifikuar fillimisht për 2 janar dhe u zhvendos në datën 3, siç thuhet në deklaratën e klubit gjerman:

“Bayern Munich nuk do të fillojë përgatitjet për pjesen e dytë te sezonit deri më 3 janar. Fillimi i stërvitjeve ishte planifikuar fillimisht për 2 janar, por pas ndryshimeve në masat në lidhje me testimin dhe higjienën, dhe në dritën e situatës aktuale pandemike, të gjithë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e stafit do t’i nënshtrohen testet molekulare në mëngjesin e 3 janarit.

Katër lojtarë me siguri do të mungojnë në stërvitjen e parë të vitit: Manuel Neuer, Kinglsey Coman, Corentin Tolisso dhe Omar Richards rezultuan pozitivë me Covid si dhe ndihmës trajneri Dino Toppmoller, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin.

Ata janë të gjithë në izolim në shtëpitë e tyre përkatëse.

Covid nuk e lë të qetë as Paris Saint-Germain, i cili njofton pozitivitetin ndaj virusit të katër lojtarëve, pa specifikuar megjithatë emrat e tyre: “Testet e kryera gjatë pushimit dimëror dhe para rifillimit të stërvitjeve zbuluan katër raste pozitive me Covid- 19 mes lojtarëve dhe një rast pozitiv brenda stafit. Personat e përfshirë i nënshtrohen protokolleve Covid në fuqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat