Dëmtimi i Etrit Berisha mban peng lëvizjet e Torinos

Futboll

Dëmtimi i Etrit Berisha mban peng lëvizjet e Torinos

Më: 2 janar 2022 Në ora: 13:42
Dëmtimi i Etrit Berisha mban peng lëvizjet e Torinos

Etrit Berisha nuk ka luajtur ende një ndeshje në Serinë A.

Portieri shqiptar shkëlqeu me SPAL në Serinë B dhe e tregoi gjatë gjithë kohës se kishte kualitetet për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Megjithatë Berisha nuk ka pasur besimin e Juriç, teksa është i vetmi futbollist që nuk e njeh ende fushën e blertë nga gjithë organika. Së fundmi portieri ka marrë një dëmtim që po e mban jashtë stërvitjes.

Pavarësisht se nuk është kryesor dhe protagonist për skuadrën, ky problem i Berishës ndikon jo pak në lëvizjet e merkatos. Portieri tjetër që ishte gati për t’u huazuar, Razvan Sava, ka bërë një prapakthehu.

Trajneri Juric kërkon që të ketë të rikthyer Berishën dhe më pas t’i jepet leja Savës për të shkuar në ekipin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat